Kreu i KLSH te “Ekonomia”: 180 milionë euro detyrime nga vendimet e arbitrazhit

Kreu i KLSH te “Ekonomia”: 180 milionë euro detyrime nga vendimet e arbitrazhit

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ka bërë publike disa të dhëna financiare të dala nga kontrollet audituese të institucionit, gjatë raportimit dje në Komisionin e përbashkët për Nismat Qytetare dhe në Komisionin e Ekonomisë. Shehu u ndal në stokun e detyrimeve të prapambetura që lidhen me çështjet gjyqësore, duke bërë të ditur se deri në fund të vitit 2024 ky stok arrin në 7.32 miliardë lekë. Sipas Shehut, detyrimet faktike dhe kontingjente që burojnë nga vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut raportohen në vlerën e 18 milionë eurove, të cilat lidhen me 10 vendime që ndodhen aktualisht në proces brenda afatit tre mujor. Këto, sipas tij, rrezikojnë pagesa interesi për shkak të likuidimit të vonuar. Kreu i KLSH...