Ylli Manjani: Jo SPAK-u, por edhe sikur Ai atje lart ta burgosë qeverinë, kjo opozitë nuk i fiton zgjedhjet!

Ylli Manjani: Jo SPAK-u, por edhe sikur Ai atje lart ta burgosë qeverinë, kjo opozitë nuk i fiton zgjedhjet!

Nga Ylli Manjani Rilind SHQUP.Do me thënë, Shërbimi Qëndror i Urdhërit të Protestave me porosi.Deklarimet e përsëritura që vijnë nga PD, tashmë edhe nga vetë Berisha, se protestat kundër Veliajt ishin të sponsorizuara nga qeveria, nuk lënë më vend për dyshime.Shndërrimi i i PD në qendër protestash me pagesë është fundi i iluzionit se në këtë vend ekziston opozitë.Faktikisht kemi vetëm aksionerë biznesi në minorancë që marrin fitime sipas përqindjes elektorale. Politika në fakt është bërë një shoqëri e madhe aksionere ku shumica dhe pakica kanë pranuar të jenë kështu për kohë të gjatë.Asnjë iluzion nuk ekziston te ndryshimi politik, sepse s’ka më politikë, por biznes.Jo po “na vodhën votat”, jo po “na burgosën e na morën vulën”…  Thjesht ju kanë ulur përqindjen e aksioneve....