Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Aksident tragjik në Fier, humb jetën shoferi 33-vjeçar
Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të diel, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”. Sipas njoftimit zyrtar, dy automjete dhe një motomjet janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, K. H., 33 vjeç. “Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”, automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv