Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Aksident fatal në Vlorë, 17 vjeçari përplaset për vdekje nga makina teksa kalonte rrugën
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vlorë, rreth orës 01:30, ku ka humbur jetën një i mitur. Viktima është identifikuar si Leandro Shametaj, 17 vjeç. Mësohet se një automjet tip “Porcshe” ka shtypur 17-vjeçarin, teksa ishte duke kaluar në rrugë. Shoferi dyshohet se ka qenë me shpejtësi dhe i dehur Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë fatale dhe e mituri ka ndërruar jetë menjëherë. Të njëjtat burime tregojnë se për shkak të goditjes së fortë, trupi i viktimës është dëmtuar rëndë. Familjarët e të riut ndodhen në spital, ku po përpiqen të tërheqin trupin e pajetë të djalit. Ata shprehen të revoltuar pasi, sipas tyre, nuk po marrin asnjë përgjigje nga autoritetet, ndërsa trupi i të...