Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Aksident i rëndë në rrugën e ‘Arbrit’, disa persona të plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në Rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur ‘Vanar’, Njësia Administrative Xibër. Në ngjarje janë përfshirë dy automjete, një ‘Opel’ dhe një ‘Volvo’, të cilat po lëviznin në drejtim të Dibrës. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes raportuan se në momentin e përplasjes rruga ishte e ngarkuar me automjete që udhëtonin drejt qarkut të Dibrës për fundjavë. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një nga automjetet në kolonë ka tentuar të ndalet papritur, duke detyruar mjetet pasuese të frenojnë. Për pasojë, automjeti i fundit ka goditur nga pas makinën e parafundit, në këtë rast ‘Volvon’, në të cilën udhëtonin katër persona të së njëjtës familje. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë dhe autoambulanca, që transportuan të aksidentuarit...