KLGJ emëron 42 magjistratë të rinj, shtohen gjyqtarët në 11 qarqe

KLGJ emëron 42 magjistratë të rinj, shtohen gjyqtarët në 11 qarqe

KLGJ miratoi këtë të mërkurë projekt-vendimet për caktimin në detyrë të 42 magjistratëve të rinj, të cilët përfunduan me sukses Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2024-2025. Pas gati tre muajsh nga emërimi formal më 31 korrik, magjistratët marrin detyrën nëpër gjykatat e nivelit të parë në 11 qarqe të vendit, në një përpjekje për të adresuar mungesën e theksuar të gjyqtarëve në sistemin drejtësor shqiptar. Ceremonia zyrtare e betimit pritet të zhvillohet të enjten. Njoftimi i KLGJ: Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ miratoi të mërkurën projekt-vendimet për caktimin në detyrë të 42 magjistratëve të rinj, që përfunduan Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2024-2025. Emërimi i tyre si magjistratë gjyqtarë u krye më 31 korrik, por caktimi në detyrë është bërë vetëm sot, pas...