Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
3 orë në SPAK, kreu i KPP merret në pyetje si person nën hetim
👁3810
Kreu i Komisionit të prokurimeve, Jonaid Myzyri është thirrur sërish sot në Prokurorinë e Posaçme. Ndryshe nga herët e tjera, Jonaid Myzyri është marrë në pyetje si person në hetim. Pas tij në SPAK për të qenë i pranishëm është futur në seancën e marrjes në pyetje edhe avokati Ermir Beta. Myzyri po hetohet për shpërdorim detyre dhe favorizim i kompanive në tenderë. Sot Myzyri, që u pyet për herë të tretë edhe në cilësinë e personit nën hetim, dha shpjegime për rreth 3 orë para prokurorëve të SPAK.