Bashkimi i 17 dosjeve/ Ja si u shkatërrua përmes ‘Sky’ organizata ‘Çopja’

Bashkimi i 17 dosjeve/ Ja si u shkatërrua përmes ‘Sky’ organizata ‘Çopja’

Një hetim i rregjistruar me Nr.75/9 kundër disa prej eksponentëve të botës së krimit në Elbasan që kryenin vrasjet me pagesë në disa qytete të vendit, ka sjellë zbulimin e një prej organizatave që vepronte në disa vende të botës. Për skanimin e veprimtarisë kriminale të kësaj organizate që drejtohej nga vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja, SPAK-ut i është dashur të bashkojë 17 dosje të ndryshme, të cilat janë mbledhur nga prokuroritë e rretheve, duke u hetuar si një çështje e vetme me Nr.Procedimi 75/9. Vendimi për bashkimin e 17 dosjeve është marë në 11 Maj 2022, ndërsa janë vënë nën hetim 33 persona, ku ndaj tyre u zbatuan masat e sigurisë “Arrest në burg” dhe masa të tjera. Kjo organizatë kriminale drejtohet nga vëllezërit...