Shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt

Shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt

Shtyhet sërish seanca paraprake ndaj Erion Veliajt dhe të tjerëve, për shkak të bojkotit të avokatëve. Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 28 tetor ora 10:00. Sipas dosjes hetimore të SPAK, Veliaj akuzohet për përfshirje në 9 raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës. Edhe seanca e kaluar e parashikuar të mbahej më 10 tetor, u shty për shkak të avokatëve, të cilët gjendeshin në bojkot, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Në sallë mungoi edhe vetë Erion Veliaj.