Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Përmbyllet projekti “Zëri i gjelbër i rinisë”
Është përmbyllur projekti “Ecoyouth – The Green Voice of Youth”, një nismë që synoi të fuqizojë rolin e të rinjve në zhvillimin dhe zbatimin e politikave mjedisore në Shqipëri. Projekti u mbështet nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në kuadër të Western Balkans Youth Lab, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Rinisë, Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrinë e Mjedisit dhe partnerë të tjerë lokalë e kombëtarë. Ndër rezultatet kryesore të projektit u veçuan;Përzgjedhja e tre Green Seat Ambassador, që do të përfaqësojnë zërin e gjelbër të rinisë;Hartimi i një manuali praktik për përfshirjen e të rinjve në politikat mjedisore.Fuqizimi i Këshillave Vendorë Rinorë në Elbasan, Prrenjas dhe Librazhd. Në kuadër të projektit, të rinjtë nga Elbasani, Prrenjasi dhe Librazhdi u angazhuan aktivisht...