Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16-vjeç

Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16-vjeç

Qeveria australiane, po përgatitet të zbatojë një nga masat më të rrepta në botë kundër përdorimit të mediave sociale nga të miturit. Duke filluar nga 10 dhjetori 2025, fëmijëve nën moshën 16-vjeç do t’u ndalohet të hapin ose të kenë llogari në platforma të mëdha si “Facebook”, “Instagram”, “TikTok”, “Snapchat”, X dhe “YouTube”. Kjo do të jetë hera e parë që një vend ndërmerr një ndalim të tillë, në shkallë kombëtare për këtë grupmoshë. Ligji i ri detyron kompanitë e mediave sociale të marrin “masa të arsyeshme” për të verifikuar moshën e përdoruesve dhe për të parandaluar qasjen e fëmijëve nën 16-vjeç. Nëse kompanitë nuk e respektojnë ligjin, ato mund të përballen me gjoba deri në 50 milionë dollarë australianë (rreth 28 milionë euro). Qeveria...