Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Gykata po funksionon shtrembër”/ Procesi në Hagë, flet politologu: Në shkelje të plotë të të drejtave të njeriut
Politologu Adri Nurellari tha në një emision televiziv se Gjykata e Hagës nuk e ka përmbushur në asnjë moment misionin për të cilin u krijua. Ai kritikoi qëndrimin e Vetëvendosjes lidhur me origjinën e gjykatës, të cilën vetë Kosova e votoi para 10 vjetësh, ndërsa theksoi se çështja që duhet diskutuar është se si po funksionon kjo gjykatë që është në shkelje të plotë të konventës së këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut. “Protesta bëhet për sot dhe jo për origjinën dhe pse është krijuar ajo gjykatë, luftarët e UÇK e kanë rastin e pestë apo gjashtë që futen në procese, është guerrila më e hetuar, nuk është surprizë përpjekja për njollosje. Problemi sot nuk është pse u bë ajo gjykatë, ushtarët e...