Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tarifat e reja për shërbimet elektronike: Qeveria miraton çmimet për bizneset dhe qytetarët
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme vendosi përcaktimin e tarifave për shërbimet elektronike të ofruara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) në favor të organeve dhe të institucioneve të administratës publike, subjekteve private dhe qytetarëve. Sipas vendimit të qeverisë, për organet dhe institucionet e administratës publike, shërbimet elektronike për nënshkrim elektronik, vulë elektronike, certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit, vulë kohore, transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG) ofrohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me tarifën zero lek. Për subjektet private, shërbimet elektronike për nënshkrim elektronik, vulë elektronike, certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit, transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG) ofrohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit me tarifat, si më poshtë vijon: 4 800 lekë, përfshirë TVSH-në,...