Aldo Avdylaj përfundon në burg – GJKKO i komunikon dy masa sigurie për vrasje dhe grup kriminal

Aldo Avdylaj përfundon në burg – GJKKO i komunikon dy masa sigurie për vrasje dhe grup kriminal

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Elidon Avdylaj, i njohur edhe me pseudonimin Aldo Avdyli, i cili u arrestua një ditë më parë nga forcat speciale RENEA në Tiranë. Avdylaj ishte në kërkim prej më shumë se një viti, si pjesë e hetimeve për operacionin “Revanshi”, i zhvilluar nga SPAK dhe Policia e Shtetit. Po ashtu, ai është i dyshuar si organizatori kryesor i vrasjes së Edmir Bregut, e ndodhur në vitin 2021 në Durrës, ngjarje për të cilën është regjistruar një tjetër procedim penal në kuadër të operacionit të 2 tetorit. GJKKO i ka komunikuar të arrestuarit dy masa sigurie “arrest me burg”, për akuzat: Vrasje me paramendim në kuadër të...