Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Shqiponja kuqezi “pushton” Serbinë, fitore historike e Shqipërisë në Leskovac (VIDEO)
Kryevepër kuqezi, Shqipëria shkruan historinë në Serbi, triumfon 0-1 në derbin e Ballkanit duke mbajtur të ndezur ëndërr për t’u kualifikuar në Botëror. Rey Manaj realizoi një super gol, për më tepër një gol historik duke thyen rivalët e përjetshëm brenda në Leskovac. Në një ndeshje të luftuar fort diferencën e bërë shpirti i djemve të Sylvinhos. Me peshën e një kombi mbi supe, djemtë e Sylvinjos i bënë ballë presionit të Serbisë në fillimin e pjesës së parë, ku Vlahovic me shokë tentuan në disa momente të gjenin golin e avantazhit, por Strakosha u tregua perfekt duke ndalur çdo tentative. Nuk kishte të pranishëm tifozë ultras, por në stadiumin e Leskovacit nuk munguan thirrjet “Kosova është Serbi”. Në frymën e fundit, në shtesën e...