Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I shpallur në kërkim nga SPAK për trafik droge/ Pjesë e grupit të Visit të Pojës, ekstradohet nga Spanja Juxhin Drazhi (VIDEO)
Juxhin Drazhi, 34-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për trafik droge në kuadër të operacionit të koduar “Ura”, është ekstraduar nga Spanja pas arrestimit më 8 gusht. Në prill, GJKKO me kërkesë të SPAK, caktoi për 34-vjeçarin masën e sigurisë “arrest në burg” për trafikim të lëndëve narkotike në Norvegji dhe Belgjikë si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal. Drazhi ishte pjesë e grupit të Elvis Doçit, i njohur edhe si Visi i Pojës. Drazhi u arrestua nga autoritetet spanjolle në një shtëpi luksoze në Almuñécar (Granada) në të cilën konstatuan se po merreshin masa të shumta sigurie. Shtëpia ishte në një terren të lartë, që i lejonte të monitoronte mjedisin përreth dhe ndërhyrjet e policisë. Më herët SPAK i sekuestroi 34-vjeçarit Juxhion Drazhit edhe firmën ‘Majestic Construction’ dhe 9 prona në kuadër të këtij operacioni. “Ura” kishte në fokus...