Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Zgjedhja e Nenad Rashiç, shkelje e Kushtetutës”, Lama: Kosova larg themelimit të qeverisë
Nenad Rashiç është zgjedhur nënkryetar i pestë i Kuvendit të Kosovës, pas dështimit të nëntë propozimeve të Listës Serbe dhe kalimit në zgjedhjen e nënkryetarit përmes procedurës së shortit. Albin Kurti duhet të gjejë tani një partner për të krijuar qeverinë, në të kundërt vendi shkon seriozisht në zgjedhje. Analistja Alma Lama, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderatore Melisa Mehmetaj, tha se zgjedhja e Nenad Rashiç është shkelje e Kushtetutës, pasi sipas saj, emri i tij nuk është propozuar nga Lista Serbe. Ajo u shpreh se shkelja e Kushtetutës që ka ndodhur sot është një nga shkeljet më të rënda, të cilën do ta hedhë poshtë Gjykata Kushtetuese. Sipas analistes, është zgjatur sërish kriza...