Përplasi 9 makina në Tiranë/ 31-vjeçari: Jam penduar, isha në gjendje ankthi

Përplasi 9 makina në Tiranë/ 31-vjeçari: Jam penduar, isha në gjendje ankthi

Zbardhen dëshmitë e autorit të ngjarjes së pazakontë të ndodhur pak ditë më parë në Tiranë, që rezultoi me përplasjen e 9 automjeteve në një lagje të kryqytetit. Mësohet se 31-vjeçari, person me precedentë kriminalë, ka deklaruar se ka kryer aktet teksa ishte në një gjendje ankthi dhe paniku. Autori e ka justifikuar ngjarjen duke përmendur disa shqetësime personale dhe familjare, teksa ka shprehur edhe pendesë. “Jam penduar për ngjarjen. Kam qenë në gjendje paniku dhe ankthi, nëna më vuan nga kanceri, ndërsa babai më ka ndërruar jetë pak kohë më parë të cilën e kam përjetuar keq. Kam qenë në gjendje ankthi dhe paniku. Marr mjekime për ankthin dhe depresionin. Kam qenë në gjendje të rënduar. Marr përsipër të dëmshpërblej pasojat e veprimeve të...