“Shtyu nipin të qëllojë edhe mbi Rakip dhe Elvis Kurtajn pasi vrau gjykatësin”, Gjon Shkambi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë

“Shtyu nipin të qëllojë edhe mbi Rakip dhe Elvis Kurtajn pasi vrau gjykatësin”, Gjon Shkambi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë

Prokuroria e Tiranës Akuzon Gjon Shkambin, xhaxhin e Elvis Shkambit, për vrasje të mbetur në tentativë, pas ekzekutimit të gjykatësit Astrit Kalaja të hënën e kaluar në sallën e gjyqit. Prokuroria ka nisur procedimin penal për Elvis Shkambin për veprën “Vrasje e funksionarëve publikë”, dhe “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, ndërsa për xhaxhin e tij ka nisur procedimin gjithashtu për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, për plagosjen nga nipi i tij i Rakip dhe Elvis Kurtajt, palë kundërshtare në procesin gjyqësor. “Shtetasi Gj.Sh., ka dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova dhe indicie se ka konsumuar elementët e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjerë cilësuese” kundër palëve ndërgjyqëse, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë...