Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kërcënohet avokati pas procesit të divorcit, shpallet në kërkim 56-vjeçari
Një avokat është kërcënuar nga një qytetar në Tiranë. Sipas policisë, 56-vjeçari ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, avokatin që ka përfaqësuar ish-bashkëshorten e tij, gjatë procesit gjyqësor për zgjidhjen e martesës “Shpallën në kërkim shtetasin S. A., pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, avokatin që ka përfaqësuar ish-bashkëshorten e tij, gjatë procesit gjyqësor për zgjidhjen e martesës. Punohet për kapjen e shtetasit S. A.”-njofton policia. Top Channel