Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Mbytet varka me refugjatë në Lesbos, katër të vdekur mes tyre një fëmijë
Një tjetër tragjedi e rëndë ka goditur ujërat territoriale greke në Detin Egje, ku një varkë që transportonte refugjatë dhe emigrantë nga bregu turk drejt ishullit Lesbos është përmbysur mëngjesin e sotëm, duke lënë pas katër viktima, mes tyre dy gra, një burrë dhe një fëmijë të mitur. Sipas raportimeve nga mediat greke, 34 persona arritën të mbijetojnë dhe u nxorën në breg nga Roja Bregdetare greke, e cila më pas i transportoi në qendrën e mbyllur të pritjes në Kara Tepe, në zonën e Mytilenes. Ngjarja ndodhi në zonën Tsilia të Gera, në Lesbosin jugor, në një kohë kur kushtet detare ishin të vështira, me erëra deri në 7 ballë dhe valë mbi një metër e gjysmë të larta, që besohet se kanë ndikuar...