“U ndamë në mënyrë të padrejtë”, familjarja e gjyqtarit Kalaja prek me mesazhin e fundit: Gjithmonë ndihmoje të tjerët

“U ndamë në mënyrë të padrejtë”, familjarja e gjyqtarit Kalaja prek me mesazhin e fundit: Gjithmonë ndihmoje të tjerët

Kushërira e të ndjerit Astrit Kalaja, i cili u vra ditën e djeshme në sallën e gjyqit, ka bërë postimin e ndjerë në rrjete sociale. “Me zemër të copëtuar shkruaj këto fjalë që nuk do të doja kurrë t’i shkruaja… Sot jemi ndarë në mënyrën më të padrejtë nga kushëriri im i dashur, Titi, një njeri që ishte dritë për familjen, për miqtë, për kolegët dhe për qytetin tonë.Titi ishte shumë më tepër sesa një gjyqtar i ndershëm dhe një profesionist i jashtëzakonshëm. Ai mishëronte mirësinë, fisnikërinë dhe ndershmërinë e rrallë. Ishte i dashur, i qetë, me një zgjuarsi që të binte menjëherë në sy, me humor të hollë dhe me një ndjeshmëri të thellë për njerëzit. Gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, gjithmonë pranë...