Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“U ndamë në mënyrë të padrejtë…” familjarja e gjyqtarit Astrit Kalaja prek me postimin: Gjithmonë ndihmoje të tjerët
“Me zemër të copëtuar shkruaj këto fjalë që nuk do të doja kurrë t’i shkruaja… Sot jemi ndarë në mënyrën më të padrejtë nga kushëriri im i dashur, Titi, një njeri që ishte dritë për familjen, për miqtë, për kolegët dhe për qytetin tonë. Titi ishte shumë më tepër sesa një gjyqtar i ndershëm dhe një profesionist i jashtëzakonshëm. Ai mishëronte mirësinë, fisnikërinë dhe ndershmërinë e rrallë. Ishte i dashur, i qetë, me një zgjuarsi që të binte menjëherë në sy, me humor të hollë dhe me një ndjeshmëri të thellë për njerëzit. Gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, gjithmonë pranë të tjerëve — sepse kështu ishte zemra e tij: e madhe, e hapur, e pastër.I shoqërueshëm, i afërt, i lidhur fort me familjen, me...