Trump: Do të doja të dija planet e Kievit përpara se ta furnizoja me raketa “Tomahawk”

Trump: Do të doja të dija planet e Kievit përpara se ta furnizoja me raketa “Tomahawk”

Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të donte të dinte se çfarë kishte planifikuar të bënte Ukraina me raketat “Tomahawk” – të prodhuara në SHBA – përpara se të miratonte furnizimin e tyre, sepse nuk dëshironte të përshkallëzonte luftën e Rusisë kundër Ukrainës, sipas “The Guardian”. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar SHBA-së t’u shesë raketat “Tomahawk” vendeve evropiane – në mënyrë që t’i dërgonin sto në Ukrainë. Raketat “Tomahawk” kanë një rreze veprimi prej 2,500 kilometrash. I pyetur dje nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, nëse kishte marrë një vendim për furnizimin e Ukrainës me raketa “Tomahawk”, Trump tha se nuk e përjashtonte mundësinë – ndërsa shtoi se e “kishte marrë një vendim”. “Mendoj se dua të di se çfarë do të...