Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Brnoviç nuk do të jetë ambasador në Serbi, SHBA befason me lëvizjen diplomatike, ja sinjali që po dërgon Uashingtoni
Marsela SHYTIA Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka tërhequr nominimin e Marko Brnoviç për ambasador në Serbi, sipas një vendimi të publikuar në faqen e internetit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit të SHBA-së. Trump, e nominoi Brnoviçin, një republikan nga Arizona, për pozicionin e ambasadorit në Serbi në fund të marsit, dhe një muaj më vonë u njoftua në faqen e internetit të Kongresit se Komiteti i Senatit për Çështje të Jashtme kishte marrë zyrtarisht nominimin për konfirmim. Megjithatë, procesi i vendimmarrjes as nuk kishte filluar, kështu që më 2 tetor u publikua informacioni se presidenti i SHBA-së po tërhiqte kandidaturën e tij. Pa deklaruar arsyen e tërheqjes së nominimit të Brnoviç-it. Tërheqja e kandidaturës “Vendimi i administratës Trump për...