U dhunua dhe qëllua me armë zjarri, ky është 65-vjeçari që u gjet i vrarë pranë hidrovorit në Talë

U dhunua dhe qëllua me armë zjarri, ky është 65-vjeçari që u gjet i vrarë pranë hidrovorit në Talë

Ky është 65-vjeçari Gjergj Tusha, i cili u gjet i vrarë pranë hidrovorit në Talë pasditen e së premtes (4 Tetor) Viktima Gjergj Tusha Njoftimi i policisë: Lezhë / Informacion paraprak Rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar shtetasja A. Gj., duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin Gj. T., 65 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij. Pas disa orësh kërkimesh, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë, Lezhë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Gj. T. Nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, dyshohet nga armë zjarri.