Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Akuzohen se mbajtën peng një të mitur, arrestohen dy persona në Tiranë
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë një të mituri, me pretendimin se kishte vjedhur para në biznesin e tyre. Ata dyshohet se e kanë futur të miturin në makinë dhe i kanë kërkuar paratë që dyshonin se ai mund t’i kishte marrë. Në kuadër të operacionit “Këmbimi”, u arrestuan shtetasit S. H., 30 vjeç, dhe L. H., 21 vjeç. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i përdorur nga dy të arrestuarit. “Në vijim të administrimit të menjëhershëm të indicieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4, në kuadër të operacionit “Këmbimi”, arrestuan shtetasit S. H. dhe L. H., pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë një të mituri, duke e mbajtur në...