Burimi: 
								Zeri.ai
								
							 
                                
                                    Foto © Zeri.ai                                
                            Ndryshime në radhët e policisë, kush është drejtori i ri për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë
                            foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime këtë të mërkurë, më 1 tetor, në nivele drejtuese në strukturat e saj. Mësohet se Edvin Ndreu është emëruar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në qarkun Tiranë. Ndërkohë, Drejtuesja Silvana Alimadhi, e cila më parë drejtonte këtë strukturë, është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (DPPSh) dhe është emëruar në detyrën e Shefes së Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme. Këto ndryshime vijnë në kuadër të ristrukturimeve dhe riorganizimeve të brendshme që po ndërmerr Policia e Shtetit pas ardhjes në detyrë të ministres së re të Brendshme Albana Koçiu.
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                       