Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Pasuri me vlerë 3 milionë euro, 35-vjeçarja: E shkuara e bashkëshortit nuk mund të më prekë mua
Kronikë E Hënë, 29 Shtator 2025 16:11 Pasuri me vlerë 3 milionë euro i janë sekuestruar sot noteres Sanja Telhallari. 35-vjeçarja ka kryer një numër të konsiderueshëm transaksionesh për blerjen e pasurive të paluajtshme, përfshirë apartamente, dyqane, poste parkimi dhe një vilë në në prej komplekseve më elitare në Tiranë. Noterja ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, kryesisht në makina luksoze dhe sende me vlerë të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike me të ardhurat nga aktiviteti i saj si notere. E kontaktuar nga Top Channel noterja tha se vijon punën normalisht dhe se do të shprehet kur gjykata dhe prokuroria të kenë thënë fjalën e tyre. Sipas saj e shkuara e bashkëshortit nuk mund ta prekë dhe se të ardhurat si...