Përplasje në seancën për çështjen “Partizani”, gjyqi shtyhet më 13 tetor

Përplasje në seancën për çështjen “Partizani”, gjyqi shtyhet më 13 tetor

Në seancën e radhës për çështjen “Partizani”, Gjykata refuzoi kërkesën e mediave dhe të Jamarbër Malltezit për regjistrimin e plotë të procesit, duke lejuar vetëm filmimin e momenteve të nisjes së seancës. Malltezi e kundërshtoi këtë vendim, duke e cilësuar të nevojshme transparencën e plotë dhe jo pamje të pjesshme “për show”. Avokati Sokol Hazizaj, përfaqësues ligjor i kompanisë “Homeplan” dhe i Fatmir Bektashit, kërkoi pavlefshmërinë e një sërë aktesh, duke argumentuar se procesi ka karakter politik dhe se kallëzimi është bërë nga një subjekt politik ndaj një subjekti tjetër politik. Ai theksoi se provat janë të pavlefshme, përfshirë procesverbalet e sekuestrimeve dhe disa ekspertiza të kryera nga Prokuroria e Posaçme. Hazizaj vuri në dukje se provat e sekuestruara nuk janë individualizuar për secilin subjekt,...