Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
27-vjeçari plagoset me armë, mësohen të dhënat e para
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë. Rreth orës 19:10, një 27-vjeçar, i identifikuar si Juglen Abazi, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, duke deklaruar se ishte plagosur me armë zjarri. Abazi ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve. Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta.