27 persona arrestohen në Zyrih, drogën e fshinin në karamele për fëmijë
Një operacion i gjerë kundër trafikimit të lëndëve narkotike ka përfunduar me arrestimin e 27 personave në Zyrih të Zvicrës. Sipas autoriteteve, lëndët narkotike fshiheshin në mënyra të ndryshme, përfshirë edhe në karamele për fëmijë, me qëllim shmangien e kontrolleve nga organet e rendit. Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, Policia Kantonale e Zyrihut, në bashkëpunim me Zyrën Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare (BAZG), sekuestroi më shumë se 1.300 kilogramë lëndë narkotike. Sipas raportimeve të medias zvicerane ‘20 Minuten’, bëhej fjalë për rreth 963 kilogramë marijuanë, 11 kilogramë kokainë, 14 kilogramë hashash dhe 319 kilogramë khat. Gjithashtu, autoritetet sekuestruan afro 500 gramë kërpudha dhe 75 gramë metamfetaminë. Lëndët narkotike ishin kontrabanduar në bagazhe dhe ishin fshehur në mënyra të ndryshme për të shmangur...
Burimi:
syri.net