Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vrasja e biznesmenit italian/ Dhanë dëshmi kontradiktore, por policia liron Braçin dhe dy djemtë e tij
Pas disa orësh qëndrimi në ambientet e Policisë së Gjirokastrës, ku u morën në pyetje si persona në dijeni, dy vëllezërit Danjel dhe Gazmend Braçi, së bashku me babain e tyre Eqerem Braçi, janë lënë të lirë. Burime policore konfirmojnë se deri në këtë fazë të hetimit nuk janë gjetur prova që t’i lidhin ata drejtpërdrejt me ngjarjen tragjike. Biznesmeni italian, 44-vjeçari Edoardo Sarchi, u gjet pa shenja jete rreth orës 00:30 të mesnatës së kaluar, në një segment rrugor mes Nivicës dhe Salarisë, në vendin e quajtur “Dilan”, Tepelenë. Në trupin e tij u konstatuan shenja plumbi në këmbë, në arterien kryesore, ku gjakderdhja dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen. Sarchi ndodhej për gjueti në zonë së bashku me Eqerem Braçin dhe dy djemtë...