Si ka përfunduar profesori i famshëm italian në burgun e Fierit: Incidenti që mund të kthehet në një çështje ndërkombëtare

Si ka përfunduar profesori i famshëm italian në burgun e Fierit: Incidenti që mund të kthehet në një çështje ndërkombëtare

Michele D’Angelo ITALI- Prej dy muajsh, profesori italian i biologjisë dhe shkencëtari me famë ndërkombëtare, Michele D’Angelo, 44 vjeç, ndodhet i burgosur në burgun e Fierit pas një aksidenti automobilistik të ndodhur më 8 gusht në aksin Levan–Fier. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në Itali, ku media të ndryshme raportojnë për shqetësimin në rritje për mbajtjen në parburgim të këtij shtetasi italian. Për këtë rast ka reaguar edhe një grup deputetësh italianë, ndër të cilët edhe Luciano D’Alfonso, i cili i është drejtuar personalisht presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, me një kërkesë për ndërhyrje në këtë çështje, duke kërkuar që profesori të kthehet në Itali, kërkesë që mbështetet edhe nga komuniteti akademik dhe kolegët e tij universitarë. Përmes rektorit,  Universiteti i L'Aquila-s ka shprehur...