Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident tragjik në “Poliçan-Berat”, humb jetën shoferi 34-vjeçar, plagosen rëndë dy të rinjtë pasagjerë
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin “Poliçan-Berat”, me pasojë një viktimë dhe dy të plagosur. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, në vendin e quajtur Ura e Vodicës, ku shtetasi Endrit Vrushaj 34 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit, si dhe janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në automjet, shtetasit Alban Elezi 36 vjeç, dhe Kristi Greku, 37 vjeç, të dy banues në Berat, të cilët janë transportuar në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Top Channel