Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Takimi me Ergodan në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Jemi afër një armpushimi në Gaza
Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë homologun turk, Recep Tayyip Erdogan. Gjatë takimit, Trump deklaroi sërish se mendon që një marrëveshje për një armëpushim në Gaza mund të jetë afër. Presidenti i Shteteve të Bashkuara u shpreh se pati një “takim të shkëlqyer” me udhëheqësit e vendeve të Lindjes së Mesme, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në fillim të kësaj jave. “Mendoj se jemi afër arritjes së një lloj marrëveshjeje”, u shpreh presidenti. Top Channel