Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Karta e Taksapaguesit”, udhërrëfyesi i ri për bizneset e Tiranës
Kronikë E Mërkurë, 24 Shtator 2025 15:25 Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Tiranë ka prezantuar “Kartën e Taksapaguesit”, një dokument ligjor informues, i cili synon të sjellë më shumë transparencë dhe lehtësi në komunikimin mes administratës tatimore vendore, qytetarëve dhe bizneseve. “Karta e Taksapaguesit” përmbledh të drejtat dhe detyrimet e taksapaguesve, llojet e taksave dhe tarifave vendore, si dhe afatet përkatëse të pagesave vendore. Ky instrument i ri është menduar si një udhërrëfyes praktik, duke synuar të ndihmojë qytetarët dhe bizneset që të jenë më të informuar dhe të ndërveprojnë më lehtë me administratën vendore. “Karta është një hap konkret drejt rritjes së transparencës dhe qartësisë në shërbim të qytetarëve. Me këtë nismë, synojmë të sjellim informacionin më pranë tyre,...