Rusia lëshon 150 dronë në qiellin ukrainas, plagosen 4 persona

Rusia lëshon 150 dronë në qiellin ukrainas, plagosen 4 persona

Rusia ka sulmuar këtë të mërkurë Ukrainën, teksa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet në Nju Jork për të mbajtur një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se Rusia lëshoi 152 dronë gjatë natës, nga të cilët 126 u neutralizuan nga mbrojtja ajrore ukrainase. “Sulmi ajror u zmbraps nga aviacioni, trupat me raketa kundërajrore, njësitë e luftës elektronike dhe sistemet pa pilot të mbrojtjes, si dhe grupet e zjarrit të lëvizshëm të Forcave të Mbrojtjes së Ukrainës,” thuhet në deklaratën zyrtare të Forcave Ajrore. Qyteti i Kharkivit ishte një nga objektivat kryesore të sulmit, ku disa zona janë përfshirë nga flakët dhe raportohet për të paktën katër persona të plagosur. /vizionplus.tv