Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Shkeljet në Estoni! NATO mbledhje urgjente, paralajmëron Rusinë me aktivizimin e Nenit 5
NATO i ka dërguar një mesazh të qartë Rusisë, duke i kërkuar të ndalojë sjelljet “të papërgjegjshme” dhe “të pamenduara” kundër vendeve anëtare të Aleancës. Reagimi erdhi pas incidentit të ndodhur më 19 shtator, kur tre avionë luftarakë rusë MiG-31, të armatosur, shkelën hapësirën ajrore të Estonisë për më shumë se dhjetë minuta. Pas kërkesës së Estonisë, Këshilli i Atlantikut të Veriut u mblodh urgjentisht dhe dënoi ashpër provokimin rus, duke shprehur “solidaritet të plotë” me vendet aleate që kanë përjetuar shkelje të hapësirës së tyre ajrore. “Këto veprime janë të rrezikshme, përshkallëzuese dhe mund të çojnë në gabime të rënda me pasoja serioze. Rusia mban përgjegjësinë e plotë dhe duhet t’i japë fund menjëherë këtyre provokimeve”, thuhet në deklaratën e NATO-s. Aleanca nuk përjashton...