Çmimi kryesor i BE për të drejtat e njeriut: Kush është në garë për Sakharov?

Çmimi kryesor i BE për të drejtat e njeriut: Kush është në garë për Sakharov?

Sezoni i ndarjes së çmimeve po nis, të paktën kur bëhet fjalë për çmime që kanë peshë të madhe politike. Të gjithë sytë, sigurisht, do të drejtohen nga Komiteti Norvegjez i Nobelit kur më 10 tetor të shpallë fituesin e Çmimit Nobel për Paqe, veçanërisht duke pasur parasysh se disa shtete e kanë nominuar presidentin amerikan, Donald Trump, për këtë çmim. Por, këtë vjeshtë shpallet edhe një çmim tjetër i rëndësishëm, Çmimi vjetor Sakharov për Lirinë e Mendimit, që është çmimi më i lartë për të drejtat e njeriut i Bashkimit Evropian. Përderisa presidenti amerikan nuk është propozuar për këtë çmim, që ka një vlerë monetare prej 50.000 eurosh, shumë individë dhe organizata nga zonat që i mbulon Radio Evropa e Lirë janë nominuar, përfshirë...