Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kapet me kokainë dhe kanabis në automjet, pranga 41-vjeçarit në Vlorë
Policia e Vlorës ka arrestuar një 41-vjeçar që transportonte lëndë narkotike në automjetin e tij, me qëllim shpërndarjen në qytet. I arrestuari është shtetasi Ervis Vulo, 41 vjeç, banues në Lushnjë. Ai u ndalua në automjetin tip “Hyundai”, ku gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të dyshuar lënde narkotike kokainë dhe një sasi kanabis sativa, të ndara në katër ambalazhime plastike, të gatshme për shitje. Njoftimi Në vijim të kontrolleve të intensifikuara dhe bazuar në informacionet e siguruara, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, me ndërhyrjen e menjëhershme të Forcës së Posaçme Shqiponja, organizuan dhe finalizuan goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi: • E. V., 41 vjeç, banues në Lushnjë. Gjatë kontrollit...