Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Anglia heton vdekjen e të riut shqiptar në anijen-hotel: U injoruan paralajmërimet…
Detaje të reja janë zbardhur sërish lidhur me vdekjen e Leonard Farrukut, i cili humbi jetën në dhjetor 2023 në bordin e anijes Bibby Stockholm në Dorset. Bëhet me dije se 27-vjeçari shqipër ishte mashtruar për të shkuar në këtë mjet akomodues, pavarësisht refuzimit të tij të prerë dhe paralajmërimeve për gjendjen e tij të rënduar mendore. Gjatë seancës hetimore në Bournemouth këtë javë, një punonjës komunitar dëshmoi se Farruku kishte refuzuar hapur të shkonte në anije, por më 3 nëntor ishte gënjyer se do të transferohej në një hotel tjetër, kur në fakt u çua në anijen e kontestuar të përdorur nga Ministria e Brendshme britanike për strehimin e azilkërkuesve. “Ata e mashtruan,” deklaroi Ashley Rangasamy nga Torbay Community Trust. Ai tha gjithashtu se Farruku ishte i dërrmuar emocionalisht nga...