Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Inxhinieri i “Fushës” në krye të bashkisë/ reagon PD e Vlorës: Kryetar i komanduar për të firmosur paligjshmëri dhe abuzime
Partia Demokratike në Vlorë ka reaguar ashpër ndaj emërimit të kryetarit të komanduar të Bashkisë, duke e cilësuar këtë proces si një akt politik të turpshëm dhe antikushtetues nga ana e shumicës socialiste në Këshillin Bashkiak. Në një deklaratë publike, përfaqësues të PD-së akuzuan mazhorancën për kapje politike të pushtetit vendor dhe shkelje flagrante të ligjit e rregullores së vetë Këshillit. Sipas tyre, emërimi i kryetarit të ri është bërë në kundërshtim me çdo normë demokratike dhe është dëshmi e kthimit të Bashkisë në një “degë lokale të PS-së”, ku nuk përfaqësohet interesi qytetar, por ai i një “klani politik të lidhur me korrupsionin urbanistik”. Në deklaratë theksohet se kryebashkiaku i komanduar është promovuar si udhëheqës, por në të vërtetë do të jetë thjesht “zbatues...