Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ligj i ri në Kaliforni: Agjentët e emigracionit s’mund të veprojnë më me maska
Kalifornia bëhet shteti i parë që ndalon përdorimin e maskave nga agjentët federalë të emigracionit. Guvernatori Gavin Newsom thotë se ligji synon transparencë, por kritikët e cilësojnë të rrezikshëm dhe antikushtetues. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, synon të zbusë aksionin kundrë emigrantëve të paligjshëm, të paktën në shtetin e tij. Ai ka firmosur një projektligj që synon ndër të tjera edhe ndalimin e mabjtjes së maskave nga agjentët federalë të emigracionit, të cilët Newsom i quan “polici sekrete” që enden nëpër rrugë. Ky vendim vjen pasi autoritetet lokale kanë ngritur pikëpyetje mbi llogaridhënien, ligjshmërinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut nga ana e zbatuesve të ligjit. Përveç ndalimit të maskave, paketa ligjore ka përfshirë edhe masa të tjera mbrojtëse për komunitetet. Agjentëve federalë u...