Televizioni publik zviceran: Grupet kriminale nga Shqipëria dhe rajoni dominojnë trafikun e kokainës

Televizioni publik zviceran: Grupet kriminale nga Shqipëria dhe rajoni dominojnë trafikun e kokainës

Për dekada me radhë, bandat nga Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi kanë punuar për të arritur pozitën e tyre dominuese në tregtinë e kokainës, thotë Fatjona Mejdini. Ajo drejton departamentin e Evropës Juglindore në “Global Initiative Against Organized Crime”. Për t’ia dalë, janë bashkuar disa faktorë njëherësh. Këto grupe u formuan në vitet 1990, kur Ballkani ishte i përfshirë nga luftërat dhe krizave. Pjesërisht, bandat përfitonin edhe nga lidhjet politike. Në atë kohë, ato krijuan kontakte me grupe të tjera mafioze, duke marrë për shembull disa detyra për ‘Ndranghetan italiane, si shpjegon Mejdini. Roli i ‘Ndrangheta dhe Farc Kur në Amerikën Latine u shpërbë Farc dhe në Evropë u kryen operacione policore kundër mafies italiane, u krijuan hapësira të reja, dhe bandat e Ballkanit...