Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Meteorologu: Ja si pritet të jetë java e fundit e shtatorit, kur nisin reshjet
Java e fundit e shtatorit ka nisur me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin, por ndryshime të ndjeshme pritet të vihen re nga e mërkura, paralajmëron meteorologu Hakil Osmani. Sipas tij, e hëna dhe e marta do të dominohen nga kthjellime dhe intervale të gjata me diell, ndërsa vija bregdetare do të mbetet me mot të qëndrueshëm. Në zonat malore do të ketë vetëm kalime të lehta vranësirash. Nga e mërkura, priten reshjet e para të izoluara në zonat perëndimore, ndërsa të enjten do të përqendrohen më shumë në lindje të vendit. Në ditët e premte dhe të shtunë reshjet do të bëhen më të shpeshta në të gjithë territorin, veçanërisht në veri, ku mund të ketë rrebeshe të shkurtra...