Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Berisha tregon skenarin e opozitës për rrëzimin e Ramës: Protesta dhe vetëm protesta
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat u shpreh se opozita ka vetëm një rrugë për t’i imponuar këtij “narkoregjimi” ligjin dhe Kushtetutën: protestën. Ai akuzoi kryeministrin Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi se kanë mbyllur qëllimisht seancën parlamentare për të fshehur, vjedhjet dhe shpërdorimet monstruoze të qeverisë, si dhe lidhjet e tmerrshme të ministrave e deputetëve socialistë me botën e krimit. Berisha theksoi se demokratët do të vazhdojnë betejën politike me të gjitha mjetet, duke paralajmëruar mocion mosbesimi për Peleshin dhe çuarjen e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Pjesë nga deklarata: Siç e patë ju, parlamentin e mbylli Edi Rama me Niko Peleshin, të cilët donin me çdo kusht që shqiptarët të mos kuptonin, të mos njiheshin me vjedhjet, shpërdorimet monstruoze...