“Ekonomia shqiptare, e qëndrueshme”, Standard & Poor’s rikonfirmon vlerësimin në “BB” për Shqipërinë

“Ekonomia shqiptare, e qëndrueshme”, Standard & Poor’s rikonfirmon vlerësimin në “BB” për Shqipërinë

Ecuria e ekonomisë shqiptare është pozitive dhe e qëndrueshme.Agjensia Ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Global Ratings” ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “BB”, duke konfirmuar gjithashtu një perspektivë “të qëndrueshme”. Përsa i përket rritjes ekonomike S&P parashikon një zgjerim të PBB-së me rreth 3.6% në vitin 2025, e nxitur nga shpenzimet e familjeve që mbështeten nga rritja e pagave. Për periudhën 2026-2028, agjencia parashikon që rritja e PBB-së të jetë mesatarisht 3.5% në vit. Ndërkohë që turizmi konsiderohet si një ndër shtyllat kyçe që do të vijoj të japë kontribut kryesor në rritjen ekonomike. Një shtysë e fortë për ekonominë vlerësohet nga agjensia Standart and poor’s edhe përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ku aktualisht...