PD bashkon votat me PS për shkarkimin e Erion Veliajt

PD bashkon votat me PS për shkarkimin e Erion Veliajt

Të martën mbledhja e këshillit bashkiak të Tiranës do të jetë vetëm për shkarkimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Tiranës, Erion Veliaj. Këshilltarët bashkiakë të PS janë thirrur në kryesinë e PS por ka dyshime se ndonjë edhe mund të mos votojë për shkarkimin e Veliajt. Ndaj është thirrur në skenë PD-ja. Berisha tha sot se ne e kemi kërkuar shkarkimin e tij dhe është PS që po bashkohet me ne në këshillin bashkiak, por analistë të pavarur thonë se nga frika se mos PS-ja nuk i arrin votat e vetme, ka kërkuar PD-së që të vijnë në mbledhje dhe ta votojnë shkarkimin e Erion Veliajt. Lojë përfekte mes PD e PS, siç bënë edhe para zgjedhjeve kur ndryshuan Kodin Zgjedhor sëbashku, e ku iu...