Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Strukturat, do marrin vendim”/ Zgjedhjet e pjesshme lokale, reagon Lapaj: Publike e bëjmë kur…
Zgjedhjet e pjesshme lokale, ku përfshihet edhe Bashkia e Tiranës, kanë ndezur diskutimet politike, teksa Partia Socialiste ka shpallur tashmë kandidaten e saj, Ogerta Manastirliu. I ftuar në një emision televiziv, kryetari i Partisë Shqipëria Bëhet u shpreh se vendimi për garën në Tiranë do të merret në mënyrë të organizuar dhe me konsultim të gjerë. “Ne jemi duke diskutuar. Sot kemi një mbledhje dhe jemi në vazhdim. Do të marrim vendimet e duhura duke pyetur të gjithë anëtarësinë dhe degët që kemi brenda dhe jashtë vendit. Ky është një proces. Unë jam për të garuar në zgjedhje, bëj pjesë tek këta njerëz. Ky është një vendim që i takon kryesisë, por ende nuk e ka një vendim. Strukturat do mblidhen dhe do marrin vendim”,...